Vjen reagimi i parë nga Vetëvendosje

Fitore Pacolli është e para që ka thyer heshtjen në Lëvizjen Vetëvendosje pas rënies së qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.

Deputetja e LVV-së ka deklaruar se LVV do të kthehet përsëri edhe më fuqishëm.

“Ne do të kthehemi përsëri! Do të kthehemi edhe më fuqishëm! #VETËVENDOSJE”, ka shkruar Pacolli në një postim në profilin e saj në rrjete sociale. 

Kuvendi i Kosovës me 82 vota pro, sot miratoi mocionin e mosbesimit të Qeverisë së Kosovës.