Vjen reagimi i Vetëvendosjes pas deklaratave të Lutfi Hazirit

Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, i ka reaguar nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i cili pak më parë tha se emri i kryeministrit kalon nëpër zyre të LDK’së.

Haxhiu ia ka kujtuar Hazirit rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme, të mbajtura në fillim të tetorit.

“Ajo që tashmë është e qartë… emri i kryeministrit është vendosur më 6 tetor”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.