Vjosa, e ashpër kundër Mustafës e Veliut

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ishte e ftuar në emisionin ‘Desku’ në KTV, ku një një intervistë të gjatë konfirmoi shumë gjëra e çështje që ndërlidhen me aktualitetin politik brenda partisë së saj por edhe në përgjithësi.

Vjosa Osmani konfirmoi ato që tash e sa kohë qarkullonin si informacione të pa konfirmuara mbi kundërshtimet e saj të mëdha kundër lidershipit aktual të Lidhjes Demokratike të Kosovës e veçmas kundër një grupacioni që nuk ka vota meritore.

Në këtë aspekt, ajo përmendi që ky grupacion e veçanërisht Agim Veliu nuk është dashur fare të jetë ministër, pasi që edhe para koalicionit me VV ai gjithmonë ka qenë kundër këtij koalicioni duke thënë që kjo qeveri do të ketë jetë të shkurtër.

Ndër tjerash, znj. Osmani deklaroi që është mirë që këta invidividë brenda partisë të garojnë e të maten me vota, pasi që sipas saj ajo më nuk I beson atyre dhe nuk do të jetë pre e këtyre lojërave ku sipas tjëtërkush merr vota e tjetër kush vendos. E vetmja mundësi që ajo të jetë sërish në krye të listës së Lidhjes Demokratike, është që ajo bashkë me ekipin që marrin vota, të jenë ai ekip që do të ketë edhe vendimarrje meritore përbrenda partisë.

Kryetarja e Kuvendit Osmani rikonfirmoi qëndrimin e saj kundër çfarëdo koalicioni me partitë që quajti të PAN-it si dhe edhe njëhëre drejtoi akuza direkte kundër Presidentit aktual Hashim Thaçi, duke e quajtur si fajtorin kryesor për shumë dështime të shtetit të Kosovës.