Kandidatja për kryeministre e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar sot në fshatrat e Shalës së Bajgorës në Mitrovicë.
Osmani është pritur nga numër i madh i banorëve në fshatrat Kqiq i Madh dhe Zhabar të Shalës së Bajgorës në Komunën e Mitrovicës.
“Kërkova që entuziazmi i këtyre takimeve, të kthehet në mobilizim masiv qytetar për NDRYSHIMIN e MADH të cilin mund ta sjellim vetëm ne”, ka shkruar Vjosa Osmani në një postim në profilin e saj në rrjete sociale.
Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Osmani më tej ka shkruar se “Jam shume e lumtur që Mitrovicasit janë shumë të vetëdijshëm për adresën në të cilën do ta dërgojnë besimin e tyre, më 6 tetor, e ajo është Lidhja Demokratike e Kosovës”.
Ky është postimi i plotë i Vjosa Osmanit: