Vjosa Osmani flet pas ardhjes së vaksinave AstraZeneca

Deputetja dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ka folur pas arritjes së vaksinave AstraZeneca në Kosovë.

Në Twitter ka falenderuar partnerët ndërkombëtar dhe për mbështetjen e tyre në sigurimin e vaksinave kundër Covid-19.

“Unë jam e emocionuar për ardhjen e vaksinave COVID-19 në Kosovë përmes COVAX. Dua të shpreh mirënjohjen time për partnerët tanë ndërkombëtarë për mbështetjen e tyre që kanë bërë të mundur këtë. Në luftën me këtë virus vdekjeprurës, askush nuk fiton derisa të gjithë ta fitojnë”, shkroi ajo.

Tutje tha se kjo është një ditë e rëndësishme, por ne duhet të vazhdojmë të jemi vigjilentë për rreziqet e këtij virusi.

“Ne të gjithë jemi prekur në mënyra të ndryshme, por duhet të jemi vigjilentë dhe thelbësisht të qëndrojmë të duruar me qeverinë ndërsa ato ndërmarrin hapa për të shpëtuar jetë”, theksoi Osmani, njofton Telegrafi.