Vjosa Osmani i dërgon porosi Isa Mustafës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka takuar kryetarët e sapozgjedhur të LDK-së në Prizren e Suharekë.

Përmes një postimi në profilin e saj në rrjete sociale, Vjosa Osmani ka publikuar fotografi me figura të rëndësishme të LDK-së, përfshirë Anton Çunin, Ardian Shalën, Haxhi Avdylin, Hatim Baxhakun dhe zyrtarë tjerë të LDK-së.

Image may contain: 10 people, people smiling, people sitting, table and indoor

Ardhja e personave të afërt të Vosa Osmanit në krye të degëve të LDK-së në Prizren e Suharekë, krahas degës në Mitrovicë, konsiderohet të ketë fuqizuar pozicionin e saj në garën për kreun e LDK-së.