Vjosa Osmani: LDK do ta nxjerrë vendin nga humnera ku e kanë vendosur njerëz të pandërgjegjshëm e të korruptuar

Kandidatja e LDK-së për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani, pasi ka marrë nominimin nga kjo parti ka thënë “LDK-ja do ta nxjerrë vendin nga humnera ku e kanë vendosur njerëz të pandërgjegjshëm e të korruptuar”.

“Do të punojmë për të nxjerrë vendin nga humnera ku e kanë vendosur njerëz të pandërgjegjshëm, të korruptuar, që asnjëherë interesin e qytetarit s’e kanë pasur prioritet. I garantoj qytetarit se asnjëherë nga sot nuk do të ndihen se s’kanë zë. Në veçanti, nënat, gratë, vajzat. Kjo është alternativa e vetme për të shpie vendin përpara”, ka thënë ajo.

Në anën tjetër, Lutfi Haziri, ka thënë se në LDK “gjithmonë ka pasur tolerancë, bashkëpunim e vlerësim me racionalitet që kanë sunduar si vlera politike të partisë”.