Vjosa Osmani: Në listën e LDK-së nuk do të ketë asnjë person me aktakuzë

Kandidatja e LDK’së për Kryeministre, Vjosa Osmani, sot ka vizituar shtëpinë shkollë të familjes Hertica nga Prishtina. Aty ajo ka folur edhe për kandidatët për deputetë nga partia e saj

Osmani ka thënë se LDK’ja ende nuk e ka përpiluar listën e kandidatëve për deputetë, pasi i kanë lënë degët t’i propozojnë kandidatët potencialë.

Mirëpo, Osmani ka thënë se të gjithë emrat do të filtrohen në mënyrë që në listën e LDK’së për deputetë të mos ketë persona me aktakuza.

“Ne ende nuk e kemi filluar përpilimin e listës, do të fillojë nga nesër. I kemi marrë propozimet nga degët, sepse si kryesi nuk jemi përzier në propozimet që kanë ardhur nga degët. Mirëpo pastaj të gjitha ato propozime do të filtrohen, duke marrë për bazë parimet themelore mbi të gjithat ne po e ndërtojmë programin tonë. Qeveria Mustafa ka qenë e para që ka vendosur si parim që të mos ketë asnjë njeri me aktakuzë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, atë parim e ka ndërtu LDK’ja dhe atë parim do ta mbajmë edhe tash e tutje”, ka thënë Osmani.  

Besoj që përtej numrave tashmë është evidente se përfaqësim të grave më shumë se LDK’ja nuk ka askush dhe s’do të ketë askush.

Osmani tha se objektet e tilla që janë shfrytëzuar si shkolla dhe kanë ndihmuar në shtetndërtimin e Kosovës, do të shndërrohen në muze. / Zëri