Vjosa Osmani paralajmëron padi për shpifje ndaj ish zyrtarit të LDK-së

Kryetarja e Kuvendit në detyrë, Vjosa Osmani ka thënë se do ta padisë Astrit Haraqinë për shpifje, se kinse Osmani ka marrë burë nga Hashim Thaci.

Astrit Haraqija në një emision në RTV Dukagjini ka thënë se Vjosa Osmani ka marrë bursë nga Kosova për të studiuar në SHBA, duke iu falenderuar ish liderëve të atëhershëm politik të LDK-së.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Vjosa Osmanit e cila përmes një SMS të dërgaur në emision Debat Plus ka thënë se ajo ka marrë bursë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e jo nga shteti i Kosovës.

“Unë nuk kam marre bursë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës jo nga shteti i Kosovës dhe jo nga Hashim Thaçi, Astrit Haraqija do te paditet për këtë shpifje”, ka thënë Osmani në RTV Dukagjini.