Vjosa Osmani: Presidenti duhet të zgjedhet nga populli

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka ripërsëritur kërkesën e saj, që presidenti të zgjedhet përmes votës së popullit.

Këtë deklarim, u.d. e presidentit Osmani e ka thënë në ‘Euronews Albania’, teksa ka thënë se shumicës së subjekteve politike po i konvenojnë zgjedhjet qendrore, përcjell Gazeta Express.

“Kërkesë e shumë akterëve politik janë zgjedhjet. Për vite të tëra kam kërkuar që të zgjidhet presidenti nga qytetarët, meqë presidenti duhet të jetë përfaqësuesi i popullit. Deri më tani, nuk ka shkuar ashtu si duhet, për shkak të pazareve të votave. Zgjedhja e drejtpërdrejtë do nënkuptonte më shumë presidentin”, ka deklaruar Osmani.

“Në një situatë ku nuk ka shumicë parlamentare, ku nuk po arrihen të merret ndonjë vendim, më e mira do të ishte që parlamenti të shpërbëhej, natyrisht edhe si rezultat i zgjedhjes së presidentit dhe pastaj do të kemi zgjedhje që do të prodhonte një parlament të fuqishëm, një qeveri më e fortë e jo fragjile”, ka shtuar tutje ajo. /Gazeta Express/