Vjosa Osmani pritet si lidere në vendlindjen e saj

E nominuara për Kryeminsitre e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, sot është pritur si lidere në vendin e saj të lindjes, në Mitrovicë.

Atje LDK ka mbajtur një tubim me qytetarë, me ç’rast Vjosa Osmanin e kanë pritur një numër i madh i përkrahësve.

“Mitrovicë, qyteti im i dashtun, po kthehem sot tek ti, për të nisur nga këtu një rrugëtim me zemrën plot, me dashurinë për Kosovën, njerëzit e saj dhe miqtë tanë, dashuri e respekt që e kam marrë e kultivu pikërisht këtu”, ka deklaruar me këtë rast Osmani.

Osmani në takim ka thënë fjalë të mëdha për synimin e saj duke deklaruar se veç vdekja e ndalë atë nga rrugëtimi i saj për, siç ka deklaruar ajo, ç’kapjen e shtetit dhe kthimin e saj tek qytetarët. “Prandaj, i kam hyrë kësaj rruge me nderin e madh, me besimin e plotë, që si Kryeministre e Juaja, por, edhe në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ta kemi një detyrë kryesore: që shtetin e kapur nga partitë e pushtetit, t’ua kthejmë juve, përfundimisht. Dhe, mbajeni në mend: Nuk ka asgjë në botë, veç vdekjes, që na e ndalë këtë rrugëtim”, është shprehur e nominuara e LDK-së për Kryeministre, Vjosa Osmani.

“Ky shtet nuk është i asnjë politikani, i asnjë partie politike, as i Vjosa Osmanit, as i LDK-së. Mitrovica, Kosova është e juaja. Vetëm e juaja. Unë, Vjosa Osmani, bija juaj, nuk do t’ju lë vetëm asnjëherë. “, ka shtuar Osmani.

Image may contain: 17 people, people smiling, crowd
Image may contain: 10 people, crowd and outdoor
Image may contain: 5 people, people smiling, people standing and outdoor
Image may contain: 2 people, people standing, sky, crowd and outdoor