Vjosa Osmani reagon ndaj kërcënimit të Albin Kurtit

Nënkryetarja e LDK-së dhe kandidatja për kryeministre e kësaj partie në zgjedhjet e 6 tetorit, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj kërcënimit që i është bërë gjatë ditës së sotme Albin Kurtit nga ana e anëtarit të NISMA-s Haxhi Hoti.

Osmani ka deklaruar se kërcënuesit po e ndiejnë rrezikun nga një qeverisje ku ata më nuk do të jenë të lirë të vazhdojnë me krimet e tyre.

“Kur ndihen të lirë të kërcënojnë publikisht me jetë, kjo tregon dy gjëra: e para, se kemi një sistem të sigurisë e drejtesisë që vazhdimisht ka injoruar dhe mbajtur anën e kërcënuesve; dhe e dyta, se kërcënuesit po e ndiejnë rrezikun nga një qeverisje ku ata më nuk do të jenë të lirë të vazhdojnë me krimet e tyre” ka shkruar Vjosa Osmani në një postim në profilin e saj në rrjete sociale.

Ky është postimi i plotë i Vjosa Osmanit.

http://