Vjosa Osmani reagon pasi deputeti Xhavit Uka iu vërsul në Kuvend

Deputeti i Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Xhavit Ukaj i është vërsulur Kryetarës Vjosa Osmani, gjatë seancës së sotme të Kuvendit, ku kjo e fundit e ka mbyllur seancën mënjëhër pas atij rasti.

Osmani përmes rrjetit social Facebook, përcjell Lajme365, ka bërë të ditur se e ka paraqitur deputetin Xhavit Uka në Polici, pasi siq thotë ajo është kërcënuar fizikisht dhe me gjuhë banale, duke kërkuar nga ta të merren sa më parë me këtë rast.

“Ndaj deputetit që më ka kërcënuar fizikisht dhe me gjuhë banale të paprecedent për një institucion si Kuvendi, kam hapur rast në polici. Shpresoj që organet e rendit të merren sa më shpejt me këtë rast”, ka shkruar Osmani, përcjell Lajme365.

Ajo ka njoftuar se Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të hënën në ora 14:00.

Në fund Osmani ka thënë se nuk do ta lejoj asnjë person të papërgjegjshëm ta pengojë në kryerjen e detyrës zyrtare në përputhje me rregulloren e Kuvendit.

Postimi i plotë:

Ndaj deputetit që më ka kërcënuar fizikisht dhe me gjuhë banale të paprecedent për një institucion si Kuvendi, kam hapur rast në polici. Shpresoj që organet e rendit të merren sa më shpejt me këtë rast, ndërkaq ne i kthehemi punës së Kuvendit të hënën në orën 14:00, sipas vendimit të Kryesisë së Kuvendit. Ka tema të rëndësishme me të cilat duhet të merremi, siç është menaxhimi i pandemisë dhe nuk lejoj asnjë person të papërgjegjshëm të më pengojë në kryerjen e detyrës zyrtare në përputhje me rregulloren e Kuvendit./lajme365.com