Vjosa Osmani: Tri postulatet e Dr. Rugovës: “Liri, pavarësi e demokraci” duhen jetësuar në shtet të qëndrueshëm e demokratik

Kandidatje për kryeministër e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar sot Shtëpinë e Pavarësisë – Dr. Ibrahim Rugova.

“Shtëpia e Pavarësisë – Dr. Ibrahim Rugova, është vendi prej nga filloi projekti i pavarësisë dhe u vunë themelet e shtetit sovran të Kosovës. Në këtë shtëpi të vogël, u ndërtua projekti më i madh për Kosovën shtet. Nga kjo shtëpi u lidhën fijet e miqësisë së madhe me SHBA- të dhe vendet e tjera. Bota e njohu përpjekjen tonë për liri”, deklaruar Osmani gjatë vizitës në shtëpinë muze.

E nominuara për kryeministre e LDK-së ka deklaruar se tri postulatet e Presidentit të ndjerë Rugova “Liri”, “Pavarësi” e “Demokraci” duhen jetësuar në shtet të qëndrueshëm e demokratik.

“Tri postulatet e dr. Rugovës: “Liri, pavarësi e demokraci” duhen jetësuar në shtet të qëndrueshëm e demokratik. Prandaj, na duhet demokraci efektive dhe vendosmëri për ta ndërtuar shtetin mbi themelet e vlerave qytetëruese perëndimore”, ka shrkuar Osmani në një postim në profilin e saj në rrjete sociale.