Vjosa Osmani ‘uron’ Isa Mustafën

Pas zgjedhjes për herë të tretë si Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pranoi urime të menjëhershme nga anëtarët tjerë të LDK-së, përfshirë edhe nga figurat që u menduan që do jenë rivalë të tij në këtë proces zgjedhor. Njëra nga ‘më të zhurmshmet’ për ndryshimet në parti në vitet e fundit ishte edhe deputetja Vjosa Osmani, e cila menjëherë pas zgjedhjes, u pa tek e uronte Isa Mustafën, për mandatin e ri. Kujtojmë që Isa Mustafa u zgjodh për herë të tretë rresht në krye të Lidhjes Demokratike, me aklamacion, pa asnjë kundërkandidat pasi që paraprakisht për shkak të normave statutare , Fatmir Sejdiu nuk u konfirmua si kandidat. /lajme365