Vlora Çitaku e quan të turpshme pritjen e Kombëtares Angleze në aeroport

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuar të Amerikës, Vlora Çitaku e ka quajtur të turpshme pritjen që i’u është bërë lojtarëve të Anglisë në aeroportin e Prishtinës.

“S’kam qare pa e thanë, ajo pritja në aeroport…e turpshme. Më ngushëllon fakti që Federata e Futbollit të Kosovës dhe ne Dardanët nuk e kemi prodhu atë skenë.”, ka thënë ajo në një postim në Facebook.

Kujtojmë se përfaqësuesja e Kosovës sot do të zhvillojë ndeshjen me Kombëtaren e Anglisë në stadiumin, “Fadil Vokrri” në Prishtinë më fillim nga ora 18:00.