Von Cramon shkruan se gjërat mund të ndryshojnë në Kosovë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka komentuar shkurt në llogarinë e saj në Twitter për ngritjen e aktakuzës për presidentin Hashim Thaçi e kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, njofton Insajderi.

Von Cramon ka shkruar shkurt se “Gjërat mund të ndryshojnë në Kosovë”, dhe poshtë shkrimit ka shpërndarë lajmin për aktakuzën.

Thaçi e Veseli po akuzon nga Gjykata Speciale e krijuar nga vetë Parlamenti i Kosovës, për vrasjen e 100 personave.