Von Der Leyen ofron mbështetjen e plotë për dialogun Kosovë – Serbi

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar për takimin Hoti – Vuçiq, të mbajtur gjatë ditës së sotme.

Von der Leyen ka paralajmëruar se do ta ofrojë mbështetjen e plotë për vzhdimin e dialogut Kosov – Serbi.

“E përshëndes vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë dhe do ta ofroj mbështetjen time të plotë për hapat e radhës në këtë proces”, ka shkruar në profilin e saj në rrjete sociale.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti të dielen e ka zhvilluar një takim “virtual” me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që sipas Bashkimit Evropian, shënon edhe rifillimin formal të dialogut i cili ishte ndërprerë para gati dy vjetësh.

Pas këtij takimi, Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ka thënë se palët kanë rënë dakord për agjendën e një takimi të radhës dhe ka paralajmëruar takimin me praninë fizike të palëve më 16 korrik në Bruksel.