Votat e 500 vendvotimeve pritet të rinumërohen me rekomandim të Qendrës për Numërim dhe Rezultate

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të vendosë sot për kërkesën e Qendrës për Numërim dhe Rezultate për rinumërim të vendvotimeve të tjera.

Mësohet se QNR do të kërkojë rinumërim të mbi 500 vendvotimeve, për çka pritet edhe miratimi nga ana e anëtarëve të KQZ-së.

Kujtojmë se të hënën ka përfunduar rinumërimi i 314 vendvotimeve.

Vendimi i KQZ-së për rinumërimin e këtyre 314 vendvotimeve erdhi po pas rekomandimeve të Qendrës së Numërimeve dhe Rezultateve, pas gjetjeve të cilat janë bërë në këtë qendër gjatë pranimit të materialit nga këto vendvotime. /Gazeta Sinjali/