Votat e diasporës: Garë e ashpër mes LDK, AAK dhe PDK

Lëvizja Vetëvendosje ka dërrmuar deri më tash partitë tjera politikë sa u përket votave të diasporës, ndërkohë që garë e ashpër po zhvillohet për vendin e dytë mes LDK-së, AAK-së dhe PDK-së, shkruan Gazeta inFokus.

Nga numërimi i 597 votave të diasporës, LVV-ja ka marrë 452 vota apo 75.71% të tyre, duke lënë në garë për vendin e dytë tri partitë tjera.

Deri më tash gara po zhvillohet mes LDK-së dhe AAK-së, kurse PDK ka mbetur e fundit në listën e partive që kanë siguruar ulëse në kuvend, sa i përket votave të diasporës.

Përderisa LDK-ja aktualisht ka siguruar 69 vota, AAK e ndjek me 43 vota , kurse e katërta në renditje mbetet PDK-ja me 28 vota.

KQZ- ja ka bërë të ditur se janë 56610 zarfe me fletëvotime të diasporës që janë duke u numëruar në QNR./Gazeta inFokus/