Votojnë përmes postës edhe familja e Rita Orës

Mes shqiptarëve të diasporës që kanë të drejtë vote, janë edhe familjet e këngëtareve shqiptare me famë botërore: Rita Ora e Dua Lipa.

Dy vajzat të cilat u rritën në Mbretërinë Bashkuar i sollën njohje globale Kosovës dhe jo vetëm.

Duket se familjet e të dyjave janë të angazhuar që të votojnë përmes postës për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare 2021.

Ka qenë së fundmi babai i Rita Orës, Besnik Sahatçiu-Ora, ai i cili përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ka treguar se e ka kryer obligimin e tij qytetar përmes postës.

Foto: Besnik Ora/InstaStory

Ai u shfaq me një zarf, në të cilin ka të futur votat e familjes, në mbishkrimin e së cilës shkruajti: “Me fat Kosovë”.

Ndërkohë, një thirrje për të votuar muaj më parë e ka bërë edhe babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa, i cili gjithashtu ka votuar përmes postës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon çdo ditë të pranojë zarfe të shumta me votime që vijnë nga shqiptarët e Kosovës anë e mbanë globit. /Telegrafi/