Vrasja e 6 serbëve më 1998 në Pejë, Zyberaj: U krye nga Beogradi për ta fajësuar UÇK-në

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli ka thënë se vrasja e serbëve më 1998 në Pejë, saktësisht në lokalin “Panda Cafe” ishte kryer me një qëllim të caktuar nga Beogradi.

Përmes një postimi në Facebook, Zyberaj ka thënë se qëllimi i kësaj vrasjeje të kryer nga Shërbimi i Intelegjencës Serbe, ishte fajësimi i UÇK-së për vrasjet, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, qëllim tjetër ishte që UÇK-ja para ndërkombëtarëve të paraqitej si organizatë terroriste.

Postimi i plotë i Zyberajt:

Sulmi në Panda Café ishte një sulm ndaj civilëve serbë në qytetin e Pejës natën e 14-15 dhjetorit 1998.
Dy burra të maskuar hapën zjarr në Kafe duke vrarë gjashtë të rinj serbë, pesë prej të cilëve ishin adoleshentë dhe duke plagosur 15. Qëllimi i kësaj vrasje me urdhër të Shërbimit të Inteligjencës Serbe ishte fajësimi i UÇK-së për vrasjet dhe të bëjë bashkësinë ndërkombëtare të besojë Beogradit që UÇK-ja është një organizatë terroriste. Beogradi sakrifikoi serbët për të justifikuar spastrimin etnik dhe gjenocidin kundër shqiptarëve. Shumë shqiptarë u persekutuan për këtë krim, disa u vranë. Sa incidente të tilla ka pasur inteligjenca serbe vetëm për të fajësuar UÇK-në dhe shqiptarët.Çështja pse ne nuk e dimë këtë është sepse asnjëherë nuk është sjell drejtësi për krimet e luftës që Serbia ka kryer në Kosovë. Pyetja është se a do të trajtohet çështja e Pandës edhe nga Gjykata Speciale. Pse nuk shkruan një raport në lidhje me këtë Dick Marty. Gjithashtu sistemi ynë i drejtësisë nuk bëri asgjë për të sjellë dritë në këtë rast. /Lajmi.net