Vrasjet në familje, fenomeni që po trondit vendin

Për vetëm një muaj, afër 10 persona u vranë nga anëtarët e familjes së tyre.

Një e shtënë me armë, doli të jetë fatale të mërkurën mbrëma në Prishtinë.

Këtu, S.K, pas një mosmarrëveshje, dyshohet se qëlloi për vdekje, djalin e tij.

E viktima, ishte biznismeni i njohur, Albert Krasniqi.

Por, ky nuk është rasti i vetem, i vrasjeve në familje.

Policia e Kosovës, pak ditë më parë, mori një telefonatë për një vrasje të dyshimtë në Novobërdë.

E nën prangat e policisë, përfundoi vet personi që i telefoni, nën dyshime se vrau gjyshin e tij.

Ky i fundit, ishte qëlluar me thikë disa herë, derisa ishte në gjumë.

E javë me parë, vrasje të kësaj natyre, kishte edhe në Prizren.

Këtu, babai vrau vajzen, e më pas edhe veten.

Dorasi ishte zyrtari i Policisë së Kosovës, S.M rreth moshes 50 vjecare, ndërsa viktima, 21 vjecare.

E pak ditë më vonë, Prizreni u trondit edhe nga një vrasje tjetër.

M.H, 30 vjecar, dyshohet se privoi nga jeta babain 50-vjeçar.

30 vjecari, sulmoi me thikë babain, ndërsa e gjithë ngjarja kishte ndodhur në rrugën “Nazim Kokollari”.

E rast akoma më i rëndë, nodhi në fshatin Pozheran të Komunës së Vitisë.

Këtu, një person, fillimisht vrau gruan e tij.

E më pas, qëlloi për vdekje, edhe dy djemtë.

Krejt në fund, dorasi qëlloi edhe veten, duke bërë kështu që komplet një familje të shuhet.