Vritet diplomati i Turqisë në Irak

Një diplomat i Turqisë në Irak dhe një shtetas irakian, kanë mbetur të vrarë pas një sulmi të armatosur në qytetin Erbil, në veri të Irakut.

Sulmi ka ndodhur në një restoran në të cilën po qëndronin stafi i Konsullatës së Republikës së Turqisë në Erbil të Irakut.

Nga sulmi në restoranin “HuQQabaz” në Erbil të Irakut ka mbetur i plagosur edhe një nëpunës i Konsullatës Turke.

Ministria e Jashtme e Irakut dhe ajo e Turqisë e kanë dënuar aktin dhe kanë njoftuar se janë duke bërë hetime për të kapur sulmuesit.

Image

Image
Image