Vritet kosovari në një lokal në Firence të Italisë

Një 33-vjeçar nga Kosova është vrarë pas një mosmarrëveshje që ka ndodhur në një kafeteri në qendër të Firencës në Itali. Diskutimi i dhunshëm filloi në bar dhe vazhdoi në rrugë.

Sipas mediave italiane, 33 vjeçari që punonte si kamarier vdiq menjëherë pasi u pranua në urgjencën e spitalit të Careggit pas plagëve të marra nga thika, transmeton Klan Kosova.

Një tunizian 39-vjeçar është ndaluar nga karabinierët si i dyshuar për vrasjen.