Vritet Mohsen Fakhrizadeh, shkencëtari kryesor i programit nuklear të Iranit

Shkencëtari iranian, Mohsen Fakhrizadeh është vrarë sot pas një atentati të organizuar ndaj tij në afërsi të kryeqytetit iranian Teheran.

Sipas mediave të huaja, përcjell Lajme365, dyshohet se atentatin ndaj shkencëtarit iranian mund ta kenë bërë shërbimet sekrete izraelite.

Mohsen Fakhrizadeh ishte shkencëtari kryesor i programit nuklear të Iranit.

Vdekjen e Mohsen Fakhrizadeh e ka konfirmuar edhe Ministria e Brendshme e Iranit, duke akuzuar Izraelin se qëndron prapa vrasjes së shkencëtarit kryesor të programit bërthamor iranian.

Vrasja e tij konsiderohet si goditje e rëndë ndaj programit bërthamor iranian./lajme365.com