Vritet në një pritë gazetarja në Afganistan

Një gazetare u qëllua për vdekje me armë në lindje të Afganistanit, në një seri vrasjesh që kanë përfshirë vendin në kohët e fundit.

Malala Maiwand ishte duke udhëtuar për në punë në qytetin e Jalalabad, kur persona të armatosur që i kishin zënë pritë qëlluan me armë ndaj makinës ku udhëtonte duke e lënë të vrarë atë dhe shoferin.

Deri në këto momente asnjë nga grupimet militante që operojnë në vend nuk ka marrë përgjegjësinë e sulmit.

Për këtë ngjarje reaguan dhe misionet e NATO dhe BE në Afganistan që dënuan vrasjen e gazetares dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë./Express