Vritet ushtari turk në Siri

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka konfirmuar njoftimet për vrasjen e një ushtari turk në Siri.

Ushtari turk është vrarë pas një bombardimi, i cili supozohet të jetë kryer nga forcat e regjimit sirian, në pikën e kontrollit të Ushtrisë Turke në afërsi të qytetit Idlib të Sirisë.

Related image

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë thuhet të jetë njoftuar Rusia mbi incidentin që ka lënë të vrarë një ushtar turk dhe se do të merren veprime ndëshkuese nga ana e Turqisë ndaj këtij sulmi.

Forcat turke kanë vendosur 12 pika të kontrollit përreth qytetit Idlib me qëllim të mbikëqyrjes së armëpushimit të arritur në Astana të Kazakistanit në mes forcave të regjimit dhe grupeve të armatosura opozitare në Siri.