Vritet Walter Lübcke, anëtari i partisë CDU të Angela Merkel

Është vrarë me armë zjarri ,Walter Lübcke, anëtari i CDU dhe njëkohësisht kryetar i këshillit të qarkut në qytetin Kassel të Gjermanisë. 65 vjeçari u gjet i ekzekutuar me një plumb në oborrin e shtëpisë së tij, njoftojnë mediat gjermane.Prokurorët nuk kanë dhënë detaje në lidhje me ngjarjen. Dyshohet se politikani është qëlluar nga një distancë e afërt me plumb në kokë. Sipas asaj që BBC shkruan, Walter Lübcke kishte marrë kërcënime me vdekje pasi kishte dalë në mbështetje të refugjatëve në Gjermani dhe ishte shprehur publikisht për t’u ofruar atyre strehim. Në vitin 2015, në kohën kur Merkel u përball me kritika të ashpra për trajtimin e krizës së refugjatëve, Lübcke doli në mbrojtje të vendimit  të saj për të mos mbyllur kufijtë gjermanë, duke shkaktuar zemërim tek aktivistët e ekstremit të djathtë.Pas kërcënimeve që kishte marrë, masat e sigurisë për 56 vjeçarin u shtuan. Tashmë policia ka marrë në mbrojtje familjen e të ndjerit. Autoritetet e drejtësisë kanë deklaruar se ende nuk ka të dhëna për autorët dhe as motivin e krimit të rëndë.