Vuçiq premton investim milionësh në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar sot se do të bëjnë investime milionëshe në Kosovë.

Ai ka thënë se investimin mbi 80 milionësh do ta implementojë në rajonin e Dukagjinit dhe të Anamoravës, transmeton Tanjug.

“Duam që ta ndryshojmë ciklin e jetës së njerëzve me 9.5 miliardë dinarë (80 milionë e 745 mijë e 27 euro). Këto investime do t’i bëjmë në Metohi, por poashtu edhe në Anamoravë”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka shtuar se këtë investim po e bënë me qëllim që të shihet progesi dhe se të gjitha do të ishin rrëfime koti nëse nuk do të kalonin në reforma të ashpra për të siguruar organizimin e financave publike.