Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka takuar përfaqësuesit e Listës Serbe në Beograd. Nga pamjet brenda takimit është parë edhe Milan Radojciq nënkryetar i këtij subjekti që është futur së fundi në listën e sanksioneve të Thesarit amerikan të shtetit transmeton Gazeta Express.
Në takim po merr pjesë edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq si dhe ministri i Brendshëm, Aleksander Vulin.

Prezent gjithashtu janë edhe kryetari i Listes Serbe Goran Rakiq dhe anëtarët Slavko Simiq dhe Dalibor Jevtiq.
Mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë pritet të jetë tema e këtij takim, mbajtjen e të cilit po e kundërshton qeveria e Kosovës.