Vuçiq shtrohet në Spital

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka përfunduar në spital pasditen e djeshme për shkak të problemeve kardiovaskulare.

Sipas mediave serbe, ai u pranua në Akademinë Mjekësore Ushtarake në Beograd.

Ky informacion u bë i ditur për publikun nga Sekretari i Përgjithshëm i Presidentit.

Asnjë detaj tjetër nuk është bërë i ditur, transmeton Kk.