Vuçiq thotë se do të ndajë 80 milionë euro për serbët në Kosovë

Kreu i shtetit serb të enjten ka folur gjerë e gjatë për Kosovën gjatë një adresimi para mediave.

Ai ka bërë me dije se Serbia do t’i ndajë rreth 80 milionë euro nga rezervat shtetërore për serbët në Kosovë.

Vuçiq ka theksuar se është i lumtur që Serbia si asnjëherë deri më tani po jep para për serbët e Kosovës.

” Tani nga rezervat shtetërore do t’i ndajmë nga 80 milionë euro për popullin tonë në Kosovë. Jam i lumtur për këtë dhe dua që ata të ndihen se shteti ynë po kujdeset për të ” ka thënë Vuçiq.