Vuçiqi ankohet për drejtësi selektive nga Tribunali i Hagës pas Mlladiqit, e përmend Haradinajn

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vlerësuar se me dënimin e përjetshëm që ka marrë sot krimineli Ratko Mlladiq nga Tribunali i Hagës, nuk është gjykuar as Serbia e as populli serbderisa e ka konsideruar të padrejtë gjykimin e kryetarit të AAK’së, Ramush Haradinaj.

Në një fjalim në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Vuçiq ftoi serbët të ngrenë kokën lart.

“Nuk janë gjykuar pjesëtarët e popujve tjerë, me gjithë normat ndërkombëtare të drejtësisë. Serbët janë dënuar me gjithsej 1.138 vjet burgim dhe me tetë burgime të përjetshme. Në të njëjtën kohë, Gjykata e Hagës nuk ka gjykuar asnjë kroat për krimet”, ka deklaruar ai.

“Prokurorët me qëllim kanë zgjedhur Ante Gotovinën, Naser Oriqin e Ramush Haradinajn. Të gjithë janë dënuar pos Haradinajt. Por në shkallën e dytë me vendime misterioze janë liruar. Të gjithë dëshmitarët kundër Haradinajt janë vrarë ose vetëvrarë ”, ka deklaruar ai.

“Kam një porosi për popullin tonë: Mbani kokën lart, as Serbia e as serbët nuk po gjykohen për asgjë”, ka thënë ndër të tjera i pari i Serbisë.