Vulin paralajmëron destabilizim nëse Kurti merr në Qeveri atë që nuk ishin pjesë e “Srpskas”

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksander Vulin, ka paralajmëruar se mund të ketë një rebelim të serbëve në Kosovë, në rast se Albin Kurti si kryeministër i ardhshëm i Kosovës vazhdon përpjekjet për ‘përçarjen e serbëve”

“Rebelimi i serbëve të Kosovës nuk është i pamundur”, ka thënë Vulin, shkruan b92, transmeton Gazeta Express.

Tutje Vulin ka thënë se nëse Albin Kurti e dëgjon kreun e opozitës në Serbi, Dragan Gjilas, dhe zgjedh në ndonjë post Rada Trajkoviqin, atëherë do të mbajë përgjegjësi për gjithçka që do të ndodh në Kosovë.

“Nëse Kurti e dëgjon Gjilasin dhe zgjedh Rada Trajkoviqin apo një nga ata për të cilët serbët nuk kanë votuar e që nuk janë pjesë e Listës Serbe, ai do të mbajë përgjegjësi për gjithçka që do të ndodh në Kosovë”, ka thënë tutje Vulin.

I gjithë ky debat është nxitur nga deklaratat e kryetarit të VV”së, Albin Kurti, rreth krijimit të Qeverisë së re ku do të bëjë përpjekje për të mos përfshirë Listën Serbe të Goran Rakiqit e cila dirigjohet direkt nga Beogradi./GazetaExpress/