Vuqiç në takim me ambasadorin rus, bisedojnë për Kosovën

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot është takuar me ambasadorin e Federatës Ruse Alexandar Botsan-Kharchenko.

Temat kryesore të takimit ishin dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë dhe marrëdhëniet ruso-serbe dhe bashkëpunimi bilateral.

Vuçiq i ka raportuar Botsan-Kharchenkos për rrjedhën e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, sidomos në lidhje me bisedat për personat e zhdukur dhe për ekonomi.

Këta të dy janë pajtuar se “është me rëndësi qenësore” të zbatohen marrëveshjet e arritura më herët në mes të Kosovës dhe Serbisë, sidomos ato që janë në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Vuçiq ka shprehur dëshirën që sa më shpesh të mundësohen kontaktet ndërshtetërore me Federatën Ruse si dhe shkëmbimi i vizitave në nivelin më të lartë. Siç është raportuar është paralajmëruar edhe vizita e presidentit të Rusisë Vladimir Putin në Beograd./Insajderi

Vuçiq ka biseduar me ambasadorin rus në Beograd për Kosovën