Vushtrria dhe Dukagjini në Superligë

Sot përfundimisht është mësuar edhe anëtari i dytë i ri i Superligës për sezonin e ardhshëm.

Me fitore 3-1 ndaj Drenasit, Dukagjini ka siguruar Superligën, ndërsa Vushtrria këtë e siguroi xhiro më parë.

Vushtrria dhe Dukagjini do të zënë vendet e Lirisë dhe KEK-ut në Superligë.

Në anën tjetër, përmes barazhit Superligën do të kërkojnë Besa dhe Vëllaznimi, pasi që kanë përfunduar në pozitat 3 dhe 4 të Ligës së Parë.

Nga Liga e Parë në të dytën kanë rënë Fushë Kosova dhe Kika. (nga TopSporti.com)

TABELA PËRFUNDIMTARE E LIGËS SË PARË