Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit në kuadër të javës së 15-të në Superligën e Kosovës.
Vushtrria ka arritur të mposhtë Ferizajn me rezultat 3-1. Në pjesën e parë, asnjëra nga skuadrat nuk arriti të shënojë, ndërsa në minutën 49, Shala i dha epërsinë vendasve.
Në minutën 64, Raboshta dyfishoi rezultatin, ndërsa golin e tretë e shënoi De Suoza në minutën e 74-të.
Për mysafirët golin e nderit e shënoi Karahoda në minutën 82.
Ndeshja tjetër e zhvilluar mes Dukagjinit dhe Flamurtarit ka përfunduar me rezultat 1-2, transmeton KosovaPress.
Golin e parë e shënuan vendasit fal Milicajt në minutën e 32-të, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.
Ndërsa në pjesën e dytë mysafirët arritën të shënojnë dy gola. Golin e parë e shënoi Kelmendi në minutën e 68-të, ndërsa në minutën e 90+5, Begolli shënoi golin e fitores.
Pavarësisht këtyre dy ndeshjeve, kreu i tabelës nuk ndryshon. Gjilani mbetet lider me 31 pikë, aq sa ka edhe Ballkani në vendin e dytë, ndërsa klubet e rrezikuara janë Dukagjini, Vushtrria, Ferizaj e Flamurtari.
