Vushtrria siguron Superligën

Skuadra e Vushtrrisë edhe zyrtarisht është bërë anëtare e re e Superligës së Kosovës në futboll dhe do të merr pjesë aty prej sezonit 2019/20.

Vushtrria në xhiron e fundit humbi në fushë nga Dukagjini 4-3, mirëpo pas ankesës së Vëllaznimit lidhur me futjen e një lojtari pa të drejtë loje, FFK regjistroi ndeshjen 3-0 në të mirë të Vushtrrisë.

Me këtë, Vushtrria si kampione e Ligës së Parë 2018/19 do të jetë anëtare e re e Superligës.

Për vendet tjera drejt Superligës janë duke garuar edhe Dukagjini, Besa dhe Vëllaznimi. (Nga: TopSporti.com)