VV del me qëndrim për takimin e sotëm me LDK-në

Në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje, u mbajt takimi i radhës i grupeve punuese të LVV-së dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, në të cilën u diskutua për sigurinë e jashtme dhe të brendshme, procesin e vetingut, ligjin për shqyrtimin dhe verifikimin e pasurisë së pajustifikueshme, trajtimin e krimeve të luftës dhe krijimi i mekanizmave shtetërorë për dokumentim e arkivim të krimeve të luftës në Kosovë, si dhe krijimi i një organi të posaçëm për hetime me qëllim të dekriminalizimit të institucioneve shtetërore.

Diskutimi u zhvillua në një frymë pozitive dhe shumë konstruktive. Për shumicën e çështjeve, u gjet pajtim i përbashkët. Grupet u dakorduan për detajizim edhe të disa çështjeve të tjera që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë.

Takimi i radhës, do të mbahet të hënën, ku do të diskutohet për arsimin dhe shëndetësinë