VV dhe LDK kërkojnë seancë të jashtëzakonshme për gjendjen në Telekomin e Kosovës

Grupi parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe ai i LDK-së kanë dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për gjendjen në Telekomin e Kosovës dhe masat që Qeveria i ka marrë në zbatimin e rezolutës së Kuvendit të vitit 2018.

Në arsyetimin e kërkesës thuhet se Telekomi i Kosovës është kompani me rëndësi ekonomike, strategjike dhe të sigurisë kombëtare, të cilit sot si pasojë e kontratës me Z-Mobile, i rrezikohet ekzistenca.

Lexoni kërkesën për seancë të jashtëzakonshme që është publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje.