VV fillon festën në Podujevë

Krerët e Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur në zyrat e partisë në Podujevë për të pritur rezultatet e zgjedhjeve të sotme në këtë komunë.

Në orën 19:00 janë mbyllur të gjitha qendrat e votimin në Komunën e Podujevës. Me t’u mbyllur qendrat festa nga aktivistët e Vetëvendosjes ka filluar festën.

Qindra qytetarë janë tubuar pranë zyrave të partisë në sheshin qendror të qytetit, duke brohoritur pro fitores së kandidatit Shpejtim Bulliqi për të parin e komunës.

Nga pamjet shihet që thirrjet për respektim të masave kundër Covid-19, nuk po gjejnë zbatim.

Tags: ,