VV-ja e Pejës:Në tetor merr fund saga e mashtrimit të madh

Pas realizimit të aksionit të sotëm policorë “Subvencioni” në Komunën e Pejês, nga ku ka rezultuar arrestimi i zyrtarit komunal të Drejtorisë së Bujqësisë , i cili dyshohet se ka përfituar mbi 40 mijë euro në mënyrë të kundërligjshme, si dhe paraprakisht pas shpalljes së gjykimit dënues ndaj ish-shefit të Kabinetit të Kryetarit të Komunës, Gazmend Muhaxherit, Durim Sheremetit dhe tre zyrtarëve të tjerë, i mënjëhershëm ka qenë edhe sot reagimi i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë.

“EDHE NJË I AFËRT I GAZMEND MUHAXHERIT NË PRANGA

Sot është arrestuar edhe një zyrtar i Komunës së Pejës për përfitim të rreth 50 mijë eurove në mënyrë të kundërligjshme.

Qeverisja LDK-PDK dhe kryetari Gazmend Muhaxheri duhet të mbajnë përgjegjësi për të gjitha këto ndodhi në Komunën e Pejës.

Në tetor merr fund saga e mashtrimit të madh që ju bë qytetarëve të Pejës për shumë vite. Referendumi për Pejën po afron!”-thuhet në reagimin e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë, në të cilin gjendet edhe një fotografi, që paraqet shoqërimin e kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri me personin zyrtar të arrestuar si i dyshuar për rastin.