VV-ja mbledh nënshkrimet për seancë, konfirmohet kur mbahet votimi për presidentin

Sot pritet të mbahet seanca për votimin e presidentit.

Kjo pasi që Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme për votimin e Vjosa Osmanit, kandidates së saj për presidente.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu tha se seanca pritet të mblidhet brenda orëve të pasdites të së premtes.

Po ashtu, sot në orën 16:00 pritet të mbahet mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës, e kryesuar nga kryeministri Albin Kurti.