VV në Pejë: Para të hargjuara në balona e ndeja, zero përkrahje për qytetarët e biznesët

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Pejë, ka akuzuar qeverisjen Komunale për mos trajtimin e problemeve për qytetarët e këtijë vendi. Ata këtë kritikë e kanë adresuar për mes një videoje, në faqen e tyre.

Gjatë videos tregohet se si kryetrai i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri, ka shpenzuar para për balona me gaz perderisa shumë persona kanë qenë në gjendje të rendë finaciare.

”Deri me sot janë infektuar 1,601 persona me Covid 19. Medikamentet për ta trajtuar këtë virus janë të kushtueshme dhe të pa përballueshme për familjet në vështirësi ekonomike. Në anën tjetër si pasojë e pandemisë, qindra biznese kanë reduktuar numrin e punëtoreve, dhjetëra biznese të vogla dhe të mesme janë mbyllur. Qeverisja komunale nuk i ka trajtuar këto probleme, madje nuk ka ndarë asnjë cent për t’i ndihmuar.” tregojnë ata në postim.

Madje, në fund të kësaj videoje tregojnë se si kryetari  ka gjetur zgjidhjen e ketyre problemeve gjatë kohës sa qytetarët janë të izoluar e bizneset e mbyllura, duke i paraqitur pamjet ku ky i fundit kishte marrë pjesë në nje ndejë me muzike live./ Lajme365