VV nga Klina: Gruaja është më shumë se numër, VV-ja në qendër do të vendos intelektualitetin e grave

Në ditën e nëntë të fushatës zgjedhore, Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubim në Shtëpinë e Kulturës në Klinë.

Aty të pranishëm ishin kandidatit për deputetë Rexhep Selimi, Glauk Konjufca, Drita Millaku dhe Drilona Jahaj, bashkë me qytetarë dhe simpatizantë të kësaj partie.

Drilona Jahaj, kandidate për deputete nga Klina, gjatë fjalimit të saj tha se VV-ja do të vendos në qendër intelektualitetin e grave.

“Gruaja është më shumë se numër, VV-ja në qendër do të vendos intelektualitetin e grave”, tha ajo.

VV-ja do vjen në krye me gratë. Erdhi dita që çdo meritë e punëtorit do të paguhet, do të ketë paga të dinjitetshme dhe sigurim shëndetësor.

“Erdhi dita që çdo studentë të gjejë punë pas diplomimit, erdhi dita që çdo grua të ketë kushte për jetesë të ketë beneficone të mbajë fëmijë dhe të ketë një pagë që ju mjafton për nevojat e tyre”, deklaroi Jahaj.