VV nuk i ka votat, kërkon ndihmën e Xhavit Halitit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se nuk i kanë votat sot për ta bërë Vjosa Osmanin presidente, andaj ka konfirmuar se seanca do të shtyher për nesër.

Albulena Haxhiu, përmes një telefonate në linjë të drejtpëprdrejt në Klan Kosova, ka thënë se seanca për zgjedhjen e presidentit shtyhet për nesër pasi sot nuk i kanë siguruar votat e mjaftueshme.

Ajo, tutje ka thënë se e kanë kontaktuar deputetin e PDK-së Xhavit Halitin, dhe e kanë ftuar të të vijë në seancë.