Walkeri nderohet me titullin “Krenaria e kombit shqiptar”

Sot mbahet ceremonia e dorëzimit dhe pranimit të titullit “Krenaria e kombit shqiptar” për ambasadorin William Walker, titull që i është ndarë ambasadorit me vendim të kryetarit të degës së lidhjes së historianëve të Kosovës “Ali Hadri” në Deçan, Shkodran Imeraj.

I pranishëm në këtë ceremoni do të jetë edhe ambasadori Woker, kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj e personalitet të tjera nga jeta publike.

Ngjarja mbahet në orën 13:00, në sallën e katit të katër.