Xhaçka: Shi sa për një muaj, 400 ushtarakë në gjendje gatishmërie

Ministrja e Mbrojtjes në një deklaratë për mediat bëri me dije se në një situatë me reshje me intensitet të pazakontë, ka deklaruar se aktualisht situata ishte e stabilizuar, me përjashtim të disa zonave, të cilat po asistohen nga autoritetet.

“Reshje me intensitet të pazakontë, për disa orë ka rënë shi sa për 1 muaj”, u shpreh ajo duke vënë në dukje se “Kemi pasur mundësinë të testojmë sërish mekanizmin e ri të Mbrojtjes Civile. Mekanizmi ri të Mbrojtjes Civile e ka çuar koordinimin mes institucioneve në një nivel të ri”.

Sipas saj koordinimi ka funksionuar duke qenë shumë më tepër efikasë sesa në të shkuarën.

“Në qarkun e Tiranës, në 105 banesa ka prezencë uji, vështirësi Kamëz. Në Fushë Krujë në 10 familje në fshatin Larush dhe 8 familje në Bubq ka prani uji. Në fshatrat Bilaj, Murqine dhe Mallkuc, lumi Ishëm doli nga shtrati dhe ka përmbytur toka bujqësore. Në Kurbin, rritja e nivelit në kolektorin Laç-Milot, përmbyti disa banesa.”, bën me dije Xhaçka duke shtuar se FA janë angazhuar që në orët të para, 400 efektivë e mjete janë në gjendje gatishmërie.