Xhami e re në Mitrovicë me donacion nga Katari

Zyra për Informim e Komunës së Mitrovicës ka bërë të ditur se në fshatin Shupkovc të Mitrovicës të premten vihet gurëthemeli i xhamisë së re.

Xhamia në Shupkovc do të ndërtohet me donacionet e organizatës
“Qatar Charity” nga shteti i Katarit.

ZIK bënë të ditur se Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri,
ka ofruar mbështetjen e tij të plotë për ndërtimin e kësaj xhamie, pasi që edhe komuna i ka ofruar me kohë të gjitha dokumentet e nevojshme në përputhje me kornizën ligjore dhe lejet e nevojshme për ndërtimin e kësaj xhamie.